Please enter at least 3 characters.

Lëndohet një person nga Struga i cili po peshkonte në Liqen

2016/01/f.0629203819511_m.gif

Ministria e Brendshme informon se mbrëmë në orën 22:25, Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare “Liqeni i Ohrit” - Ohër ka marrë një njoftim se I.M. (31) nga Struga, është lënduar duke peshkuar në ujërat e Liqenit të Ohrit pranë një kampingu në bregdetin e Ohrit.

Pas marrjes së masave, oficerët e policisë e gjetën të lënduarin, pas së cilës ai u transportua me ambulancë dhe u mbajt në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.

Me urdhër të prokurorit publik, të gjitha pajisjet e peshkimit u konfiskuan për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihet një raport përkatës./Telegrafi/