Please enter at least 3 characters.

Lëndohen tre persona në një aksident mes një autobusi dhe një veture në magjistralen Prishtinë-Pejë

2024/12/bus.png

Tre persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 13:30 në një aksident i cili ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture në rrugën nacionale pejë-Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

Sipas saj, lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit.

“Më datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit sipas procedurave përkatëse”, ka thënë Rexhepi. /Telegrafi/