Please enter at least 3 characters.

Lekaj, Kurtit: Mos u fsheh, merri përgjegjësitë që të takojnë

2018/01/Pal-Lekaj-foto-Ridvan-Slivova-2-e1521618640258.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke komentuar mos takimin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se Kurti nuk duhet të fshihet por t’i merr përgjegjësitë që i takojnë.

Lekaj në një postim në rrjetin Facebook shkruan se sot i erdhi dita Kurtit, ndërsa ai zgjodhi të mos jetë aty.

Lexoni të plotë postimin e Lekajt:

Albin ku je?Mos u fsheh! Merri pergjegjësitë që të takojnë!15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme.Dhjetëra protesta të organizuara.Qindra aktivistë të burgosur.Mijëra ditë burg të mbajtura.Tre qytetarë, përkrahës tu të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde.Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty!DËSHPËRUESE!. /Telegrafi/