Please enter at least 3 characters.

Leicesteri vetëm do të shesë? Gaboheni shumë, ja plani i tyre

2016/05/57307766f953bbad2f000002.jpg
309:"LEICESTER, ENGLAND - MAY 07: Captain Wes Morgan and manager Claudio Ranieri of Leicester City lift the Premier League Trophy after the Barclays Premier League match between Leicester City and Everton at The King Power Stadium on May 7, 2016 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Zëvendëspresidenti i Leicester Cityt, Aiyawatt Srivaddhanaprabha ka bërë të ditur se kampioni i ri i Premier Ligës do të përforcohet edhe me “tre apo katër” lojtarë gjatë kësaj vere.
Djelmoshat e Claudio Ranierit befasuan botën e futbollit duke fituar sivjet Premier Ligën ndërsa në sezonin e ri do të marrin pjesë edhe në Ligën e Kampionëve.

Pjesëmarrja në garën evropiane ka shtyrë ekipin që gjatë verës të mendojë për përforcime.

“Jam shumë i lumtur me skuadrën që kemi, por sezonin e ardhshëm ne kemi më shumë gara”, ka thënë Srivaddhanaprabha.

“Duhet të shtojmë disa lojtarë. Ndoshta tre apo katër. Ne do të transferojmë lojtarë, por nuk varet nga unë. Varet nga skautët dhe menaxheri. Ata kanë sy të mbrehtë për të sjellë lojtarë të mrekullueshëm”.