Please enter at least 3 characters.

Leicester City konfirmon vdekjen e pronarit të klubit Vichai Srivaddhanaprabha në aksidentin me helikopter

2018/10/6cedd3f85bd601ee539e69533810d092.png

Pas më shumë se 24 orësh ka ardhur lajmi i parë zyrtar rreth aksidentit të pronarit të Leicester Cityt me helikopter jashtë stadiumit King Power.

Klubi i Leicester Cityt nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar të gjithë për vdekjen e Vichai Srivaddhanaprabha.

Po ashtu është konfirmuar edhe vdekja e katër personave të tjerë që ishin së bashku me biznesmenin tajlandez në helikopter.

61-vjeçari do të kujtohet gjithmonë si njeriu që i bëri Dhelprat klub të njohur botërisht.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ai bleu klubin në vitin 2010 dhe fal investimeve dhe menaxhimit të mirë, Leicesteri fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin 2015/16.

Ngjarja tragjike ndodhi pas barazimit 1-1 ndaj West Hamit të shtunën mbrëma.

Helikopteri pas ngritjes kishte një problem teknik dhe kështu u rrëzua në tokë në parkingun e veturave 200 metra nga stadiumi.

Edhe pse ndërhyrja ishte e shpjet nga polica, ishte e pamundur të shpëtoheshin personat brenda helikopterit pasi çdo gjë mori flakë shumë shpejtë.  /Telegrafi/