Leicester City dhe Arsenali luajnë për fitore, formacionet zyrtare
Leicester City dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Topçinjtë janë mysafir të Dhelprave në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin King Power me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Mikel Artetas vjen në këtë ndeshje pas një serie të dobët me tri humbje dhe një fitore nga katër ndeshje dhe synon t’i kthehet rezultateve pozitive.
Në anën tjetër, vendasit e Brandan Rodgers janë në formë të lartë dhe synojnë të marrin fitoren e tretë me radhë për të kaluar në pozitën e dytë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te Arsenali nga minuta e parë luan edhe ylli shqiptar, Granit Xhaka.
Leicester City: Schmeichel; Castagne, Evans, Soyuncu, Thomas, Ricardo, Ndidi, Tielemans, Barnes, Iheanacho, VardyArsenal: Leno; Cedric, David Luiz, Pablo Mari, Tierney; Xhaka, Elneny; Pepe, Smith-Rowe, Willian; Lacazette;/Telegrafi/


