Lehtë për Sigal Prishtinën
30/11/2014
Kryeqytetasit të dielën në Pallatin e Rinisw dhe Sporteve mundën Bashkimin me rezultat 92-69, në kuadër të ETC Superliga e Kosovës në basketboll.
Përballja në mes këtyre dy skuadrave është zhvilluar në një atmosferë të mirë sportive të krijuar nga tifozët.
Basketbollistët e Sigal Prishtinës gjatë gjithë lojës dominuan dhe asnjë herë nuk e rrezikuan fitoren.
Bavcic udhëhoqi këtë fitore të ‘bardhekaltërve’, me 25 pikë, teksa Dardan Berisha shtoi 18 të tjera.
Ndërkaq, te Bashkimi më efikasi ishte ish-anëtari i prishtinasve, Kreshnik Juniku, i cili pati 18 pikë. /KP/Telegrafi/


