Please enter at least 3 characters.

Legalizimi i kanabisit në Gjermania i lumturoi edhe futbollistët në Bundeseligë, shikoni si e festuan golin lojtarët e Bayer Leverkusen

2024/04/frimpong.jpg

Këtë javë në Gjermani, posedimi i kanabisit u bë zyrtarisht i ligjshëm, pas një dekade diskutimesh publike dhe padyshim që një vendim i tillë u mirëprit me gëzim edhe nga futbollistët.

Bayer Leverkusen ka mundur 4-0 Fortuna Dusseldorf në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë të mërkurën dhe lojtarët Aspirinave kanë festuar golin e dytë në shenjë të vendimit të lartpërmendur të Bundestagut.

Amine Adli dhe Jeremie Frimpong imituan konsumimin e kanabisit dhe festa shumë shpejt u bë hit dhe virale në rrjetet sociale.

Si kujtim, Bundestagu ka lejuar personat mbi moshën 18 vjeç të posedojnë deri në 25 gramë kanabis për përdorim personal në publik.

Lejohet edhe kultivimi i tre bimëve kanabis, ndërsa në shtëpi kufiri ligjor zhvendoset në 50 gramë kanabis, i cili lejohet të posedohet. /Telegrafi/