Ledina Çelo nuk e ndjen të ftohtin, shfaqet me robdeshambër në dëborë
Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë e pëlqyer dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
[related-to url="https://telegrafi.com/tag/estrada-shqiptare/" title="Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare"
Jo të pakta janë rastet kur ajo publikon edhe imazhe pranë familjarëve të saj, duke treguar se ndjehet e lumtur dhe e plotësuar në jetën e saj private.
Së fundmi, Çelo ka sjell disa fotografi mjaft interesante për ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive.
Ajo ka pozuar në një tarracë të mbuluar nga dëbora, ndërsa ishte e veshur vetëm me robdeshambër.
Kjo ka treguar se këngëtarja nuk e ndjen edhe aq shumë të ftohtin, përderisa ka rrezikuar kaq shumë për të realizuar këto imazhe.
Mesa duket, ajo ka shijuar qëndrimin dhe inspirimin në dëborë, e cila ka mbuluar një pjesë të mirë të shteteve evropiane.
Ledina përndryshe po shijon pushimet dimërore bashkë me familjen e saj në Kitzbuhel - Tirol të Austrisë. /Telegrafi/


