Ledina Çelo në Dubai për ditëlindjen e djalit (Foto)
Ledina Çelo ka zgjedhur një vend tropikal për të festuar ditëlindjen e djalit të saj.
Këngëtarja shqiptare, e cila tash jeton në Gjermani, ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj Naimin, djalin trevjeçar Erlis dhe vajzën gjashtëmuajshe Periana.
Për të festuar ditëlindjen e tretë të djalit ajo dhe familja e saj kanë fluturuar drejt Dubait, ku po kënaqen duke shëtitur dhe duke bërë plazh.
Ledina ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku ka shfrytëzuar rastin t’ia urojë djalit ditëlindjen, transmeton Telegrafi.
“Gezuar ditelindjen biri im! U befsh 104 vite…te dua pa fund…..”, ka shkruar ajo sipër fotografisë.
Këngëtarja ka postuar edhe një fotografi ku tregon se sa shumë duhen fëmijët e saj, si dhe një tjetër duke treguar dashurinë e saj dhe të bashkëshortit, të cilit megjithatë vazhdon të mos ia tregojë fytyrën në publik. /Telegrafi/


