Please enter at least 3 characters.

LDK nënshkruan marrëveshje koalicioni me PSHDK-në

2019/09/70192438_10216834393226327_5602927752668774400_n.jpg

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane, Emanuel Demaj.

Ai ka publikuar dy fotografi në profilin e tij në Facebook, ku sipër tyre ka shkruar "Urime marrëveshja LDK - PSHDK. Na shkoftë mbarë".

Theksojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar Vjosa Osmanin, si kandidate për kryeministre.

Ndërkohë, fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 6 tetor, ditë e diel. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë afro 6 milionë euro. /Telegrafi/