Please enter at least 3 characters.

LDK: Aktivistë të PDK-së sulmuan fizikisht arsimtarin e shkollës në Kçiq të Madh

2019/10/71408351_2447583145562157_2882388484041998336_n-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate të bërë për media, ka dënuar sulmin kundër Fidan Kamberit, arsimtarit të shkollës fillore "Bislim Imeri" në Kçiq të Madh të Mitrovicës.

"Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dënon ashpër sulmin brutal nga aktivistët e PDK-së, kundër Fidan Kamberit, arsimtarit të shkollës fillore "Bislim Imeri" në Kçiq të Madh të Mitrovicës.LDK-ja konfirmon se Fidan Kamberi është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Fidan Kamberi ka qenë i angazhuar nga shkolla "Bislim Imeri" për t'u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.Nga sulmi brutal, ai ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës", thuhet në komunikatën e LDK-së.LDK  kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi dhe ndriçimin e motivit të tij. Tutje në komunikatë thuhet se LDK kërkon nga subjektet garuese të ndikojnë për parandalimin e sulmeve të tilla./Telegrafi/