Please enter at least 3 characters.

Latifi: Ka raste të dëmeve të evidentuara që nga viti 2022 e që ende janë të pakompensuara

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në protestën e organizuar nga Asociacioni i komunave të Kosovës tha se po flet si kryetar i një komune që është përballë drejtpërdrejt me pasojat e vërshimeve.

Ai tha se fermerëve u janë dëmtuar tokat e kulturat bujqësore, familjeve shtëpitë, ndërkaq bizneseve u janë shkaktuar humbje e infrastruktura komunale ka pësuar dëme serioze komunale.


“Në këtë situata komuna është institucioni i parë që del në terren, por mundësitë financiare të komunave janë të kufizuara”, tha ai.

Latifi tutje tha se pas vlerësimeve për dëmet nga komisionet, raportet i dërgohen nivelit qendror.

“Prej atij momenti përgjegjësia për vendimmarrje dhe sigurimin e mjeteve është në duar të qeverisë...”, tha ai, duke shtuar se fatkeqësisht shumë qytetarë, fermerë, biznese e komuna ende nuk janë kompensuar.

Ai tha se ka raste të dëmeve të evidentuara që nga viti 2022 e që ende vazhdojnë të mesin të pakompensuara. /Telegrafi/