Please enter at least 3 characters.

Las Palmas ka filluar të lëvizë drejt Balotellit

2017/05/C_S___FWAAAP6aH.jpg

Tregu i transferimeve nuk pushon kurrë dhe si i tillë tashmë kanë filluar edhe thashethemet për të ardhmen e Mario Balotellit.

Sipas COPE, Las Palmas ka filluar negociatat për blerjen e Mario Balotelli.

Italiani aktualisht është pjesë e Nices, por SuperMario gjatë verës do të jetë lojtar i lirë.

Çdo gjë është në fazën fillestare, por transferimi mund të ndodh pasi te klubi spanjoll është edhe ish-bashkëlojtari i tij nga Milani, Kevin-Prince Boateng.

Në këtë sezon Balotelli ka shënuar 17 gola në 27 ndeshje. /Telegrafi/