Please enter at least 3 characters.

Largimi i Buffonit i hap rrugë PSG-së që të bëjë ofertë për De Gean

2019/06/DavidDegea-e1559768520437.jpg
269:"MANCHESTER, ENGLAND - MAY 12: United goalkeeper David De Gea reacts after the 2nd Cardiff goal during the Premier League match between Manchester United and Cardiff City at Old Trafford on May 12, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri legjendar, Gianluigi Buffon, nuk do të jetë më pjesë e Paris Saint-Germainit dhe në këtë mënyrë i ka hapur rrugë përpjekjeve të klubit francez për David De Gean.

Të mërkurën është konfirmuar se 41-vjeçari nuk do ta vazhdojë kontratën që i skadon më 30 qershor dhe në këtë mënyrë largohet pas një sezoni në Parc de Princes.

Ka kohë që po spekulohet se De Gea është shënjestër e kampionit francez, ndërsa tashmë janë intensifikuar këto thashetheme.

Pas largimit të Buffon, PSG pritet të bëjë ofertë për portierin e Manchester Unitedit, të cilit është gati t'i ofrojë pagë javore prej 350.000 funtesh (395.550 euro).

Ekziston frika te Djajtë e Kuq se 28-vjeçari do të largohet nëse merr një ofertë të tillë, ndërkohë që, sipas SunSport, klubi anglez pritet të përfitojë rreth 60 milionë funte (67.8 milionë euro). /Telegrafi/