Please enter at least 3 characters.

Lansohet zyrtarisht Karta Rinore Evropiane në Kosovë – Dyert e Evropës hapen për të rinjtë tanë!

Në një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste, në zemër të Prishtinës u mbajt ceremonia zyrtare e lansimit të Kartës Rinore Evropiane (EYCA) në Kosovë – një hap historik për fuqizimin e të rinjve të moshës 15-29 vjeç. 

Me këtë lansim, Kosova bëhet shteti i 36-të anëtar i rrjetit evropian EYCA, duke iu bashkuar një komuniteti të gjerë prej më shumë se 9 milionë të rinjsh nga e gjithë Evropa.

Karta Rinore Evropiane ofron qasje në qindra përfitime konkrete: zbritje në udhëtime, kulturë, edukim, arsim, shërbime, dhe aktivitete të ndryshme rinore– brenda dhe jashtë vendit. 

Ceremonia mblodhi së bashku të rinj entuziastë, partnerë të biznesit dhe figura kyçe institucionale që mbështesin fuqizimin e rinisë.

Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë fjalime inspiruese nga: 

-Znj. Flatra Thaqi, përfaqësuese e organizatave zbatuese të projektit në Kosovë: BONEVET, Kosova Makers League dhe KosovaIdeas

-Z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, 

-Z. Xhevat Bajrami, Drejtor i Departamentit të Rinisë në kuadër të MKRS, 

-Znj. Corina Pirvulescu, përfaqësuese e Asociacionit të Kartës Rinore Evropiane (EYCA), 

-Znj. Fjolla Çunaku, përfaqësuese e partnerit zyrtar Rave Travel. 

Në fjalën e saj, znj. Thaqi theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së të rinjve të Kosovës me bashkëmoshatarët e tyre në Evropë përmes përvojave të përbashkëta, mobilitetit dhe pjesëmarrjes aktive në jetën kulturore dhe sociale. 

Ky moment shënon fillimin e një epoke të re për të rinjtë e Kosovës– epokës së mundësive të barabarta, përfshirjes evropiane dhe fuqizimit të rinisë si forcë ndryshimi në shoqëri.

Karta Rinore Evropiane në Kosovë është më shumë se një kartelë – është një pasaportë drejt përvojave të reja, zhvillimit personal dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Për më shumë informata dhe për të aplikuar për kartelën, të rinjtë mund të vizitojnë: www.kartarinore.com 

Karta është tashmë aktive dhe mund të përfitohet nga të gjithë të rinjtë në të gjithë territorin e Kosovës. 

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: 

kartarinore@bonevet.org

Facebook,Instagram dhe LinkedIn:

Tel: +383 48 515 225