Please enter at least 3 characters.

Lamtumira e Fernando Alonsos nga Formula 1

2018/11/FernandoAlonos-1.jpg
280:"ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - NOVEMBER 25: Fernando Alonso of Spain and McLaren F1 waves to the crowd from his car during the Abu Dhabi Formula One Grand Prix at Yas Marina Circuit on November 25, 2018 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Fernando Alonso ka shkruar një letër emocionuese për t'u përshëndetur nga bota e Formula 1.

Piloti spanjoll zhvilloi garën e tij të fundit në Emiratet e bashkuara Arabe, gjegjësisht në Garën për Çmimin e Madh të Abu Dhabit.

(Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

37-vjeçari i ka fituar dy tituj bote si pilot i Formula 1 dhe tashmë ka vendosur të largohet nga gara e automobilizmit.

Suksesin më të madh në karrierën e tij e ka pasur gjatë kohës sa ishte pilot i Renaultit, kur edhe i fitoi titujt. Ferrari dhe McLareni ka qenë dy skuderitë tjera të mëdha pjesë e të cilave ka qenë.

Alonso është etiketuar edhe si një prej pilotëve më të mirë të gjeneratës së tij, ndërsa ka zhvilluar plot 17 sezone në Formula 1.

Nga momentet më të bukura të karrierës së tij, Alonso i ka përmendur tejkalimet që i kishte bërë legjendës së Formula 1, Michael Schumacher.

Nuk ka munguar edhe nderimi për të në Abu Dhabi, me ç'rast spanjolli i ka falënderuar kolegët përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/