LAMM: Normalizohet komunikacioni në rrugën Shkup - Bllacë
05/11/2024
Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni në rrugën Shkup-Bllacë është rikthyer në normalitet.
“Komunikacioni në magjistralen Shkup-V.K. Bllacë është rikthyer në normalitet”, thonë nga LAMM.
Paraprakisht, paraditen e sotme nga LAMM njoftuan se ka pasur rikahëzim në këtë rrugë, si pasojë e mos-funksionimit të terminalit në anën e Kosovës.


