Please enter at least 3 characters.

Lajmi se është rrëmbyer një aeroplan evakuimi në Kabul krijoi konfuzion gjithandej - por çfarë ndodhi në të vërtetë?

2021/08/AP21186560591312-e1629887030896.jpg
474:"A plane takes off from Hamid Karzai International Airport in Kabul, Afghanistan, Sunday, July 4, 2021. As America’s “forever war” rapidly winds down, the U.S. Embassy and other diplomatic missions in Kabul are looking at a worsening security situation and how to respond. There is still no deal on securing operations at Kabul’s international airport, a prerequisite for a continued presence of foreign diplomats and aid workers in Afghanistan. (AP Photo/Rahmat Gul)
2:"AP

Konfuzioni mbretëroi të martën mes mesazheve kontradiktore nëse një aeroplan ukrainas ishte rrëmbyer në Afganistan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Yevgeny Yenin, zëvendësministri i jashtëm i Ukrainës, kishte thënë se aeroplani u "rrëmbye de fakto" nga aeroporti i Kabulit më 15 gusht, nga ku "fluturoi për në Iran me një grup udhëtarësh të panjohur në vend që të evakuonte ukrainasit".

Megjithatë, ministria e jashtme e Yenin atëherë mohoi pretendimet.

Zëdhënësi i ministrisë Oleg Nikolenko i tha agjencisë së lajmeve AFP se pretendimet e Yenin "nuk korrespondojnë me realitetin".

"Nuk ka aeroplanë ukrainas të rrëmbyer në Kabul ose diku tjetër", kishte thënë Nikolenko.

Sipas euronews, përcjell Telegrafi, të tre aeroplanët - dy civilë dhe një ushtarak - që Kyiv mori me qira për të evakuuar shtetasit e tij nga Afganistani "u kthyen në Ukrainë të sigurt" duke transportuar gjithsej 256 pasagjerë në bord, shtoi ai.

Ndërkohë një burim në qeverinë ukrainase i tha AFP se aeroplani i përmendur nga Yenin ishte duke u negociuar me qëllim pjesëmarrjen e tij të mundshme në operacionin për evakuimin e shtetasve ukrainas, por ky projekt kishte dështuar sepse aeroplani ishte larguar nga Kabuli pa paralajmërim javën e kaluar.

"Ne donim ta ngarkonim atë, por ai u largua pa marrë askënd", shtoi burimi. "Askush nuk e rrëmbeu atë", tha ajo pa qenë në gjendje të specifikonte destinacionin e aeroplanit ose datën e saktë të nisjes së tij.

Ndryshe, Ukraina deri më tani ka organizuar tri fluturime evakuimi që u larguan nga Kabuli më 15, 21 dhe 23 gusht, përfshirë ukrainasit dhe afganët, si dhe regjisoren Sahraa Karimi, yll i kinemasë së pavarur afgane. /Telegrafi/