Please enter at least 3 characters.

Lajçak vizitë zyrtare në Kosovë

2023/05/Miroslav-Lajcak-foto-Ridvan-Slivova-3-e1687887607135.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të qëndrojë sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Vizitën e tij në Kosovë e kanë konfirmuar për Telegrafin, zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

“Po, Lajçaku është në Kosovë sot edhe nesër”,  u shpreh Ioanna Lachana nga zyra e BE-së.

Siç merr vesh Telegrafi, vizita e Lajçakut ka për qëllim t'i paraprijë një takimi të mundshëm të negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Për vizitën e Lajçakut, Telegrafi ka provuar të marrë më shumë detaje nga Qeveria e Kosovës, por deri tani nuk ka pasur ndonjë informatë./Telegrafi/