Please enter at least 3 characters.

Lajčák: Mungon dialogu strategjik BE - Ballkani Perëndimor

2017/03/Lajçak.jpg

Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, ka deklaruar se BE-ja është duke u larguar nga Ballkani. Ai deklaron se ekziston një mungesë e komunikimit strategjik ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajčák e konsideron Ballkanin si hapësirë natyrore të BE-së, por që rajoni është duke prodhuar frustracione te popullsia e saj. Sipas tij, asnjë mundësi në rajon nuk paraqet plotësim të vërtetë të dëshirave për siguri, stabilitet dhe prioritet ekonomik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Diplomati sllovak deklaron se mosrealizimi i perspektivës evropiane për rajonin gjeneron nacionalizëm, e më tej edhe ''ndarje me mjete të dhunshme''. E gjithë kjo, sipas tij, ndodhë për shkak të mosbashkimit në BE, respektivisht dallimeve në perceptimin e integrimeve të Ballkanit Perëndimor në BE, që motivohet nga qëllime afatshkurtëra dhe brendapolitike, pa një vegim afatgjatë dhe interesa të njohura strategjike drejt BE-së./Telegrafi/