Laget Lutfi Haziri, nominon Lulzim Bashën
Haziri ka pranuar nominimin e bërë nga gazetari Kushtrim Sadiku - një ditë më parë në Info Magazine të Klan Kosovës.
Në një ceremoni që ishte organizuar për disa studentë të huaj që kishin qëndruar në këtë Komunë, Haziri është paraqitur bashkë me ish kandidatin për kryetar të Gjilanit, Faton Bislimin.
Pasi ka derdhur kovën në kokën e tij, anëtari i kryesisë së LDK-së ka deklaruar se këtë akt po e bënë për të ndihmuar ata që vuajnë nga çrregullimi i njohur si ALS.
Haziri më pas ka nominuar kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Bashën, dhe kolegët e tij Vjosa Osmanin dhe Bardhyl Metën.
Nominimin e bërë nga Sadiku një ditë më parë në emisionin Info Magazine e ka pranuar edhe eksperti i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi. Ai ka bërë edhe një donacion për të prekurit nga Sindromi Down në Kosovë.
Sfidës ende nuk i është përgjigjur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Klan Kosova/


