Labinot Haxhiu lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4
Labinot Haxhiu është i eliminuari i mbrëmjes së së premtes nga spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova, duke mos arritur t’i rezistojë televotimit të hapur këtë javë.
Në nominim, përveç Labinotit, ndodheshin edhe Kushtrim si dhe motrat Aurora dhe Suanita, të cilat garojnë në format si një konkurrent i vetëm. Pas numërimit të votave të publikut, vendimi ishte që Labinoti të largohej nga gara.
Labinoti, i cili është kuzhinier dhe influencues i njohur në rrjetet sociale, kishte ardhur enkas nga Gjermania për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij, ai u dallua për energjinë pozitive dhe ndërveprimet me banorët e tjerë, duke krijuar një profil të veçantë brenda lojës.
Megjithatë, pavarësisht angazhimit dhe mbështetjes së ndjekësve të tij, Labinoti nuk arriti të vazhdojë garën më tej, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova.
Gara tashmë vazhdon me banorët e mbetur, ndërsa çdo “Prime” po e afron gjithnjë e më shumë shtëpinë drejt fazave vendimtare të këtij edicioni. /Telegrafi/


