La Liga dhe RFEF refuzojnë zyrtarisht regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Victor nga Barcelona
La Liga dhe Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) kanë refuzuar zyrtarisht regjistrimet e Dani Olmos dhe Pau Victor për Barcelonën. Vendimi vjen pas diskutimeve të gjera mes dy organeve.
Barcelona ka marrë një përgjigje negative për regjistrimin e yllit spanjoll, Dani Olmo dhe talentit Pau Victor përkundër marrëveshje të fundit përfituese nga shitja e ulëseve VIP në Camp Nou.
Si La Liga, ashtu edhe RFEF kanë refuzuar regjistrimin e dyshes së Barcelonës, duke dhënë edhe një deklaratë zyrtare mbi vendimin e tyre.
Deklarata e plotë
Deklarata e plotë e publikuar nga RFEF dhe La Liga është si më poshtë:
“Komiteti i Monitorimit të Marrëveshjes Koordinuese RFEF-La Liga është mbledhur për të adresuar kërkesën për miratimin paraprak dhe përpunimin e licencave federale të lojtarëve z. Daniel Olmo Carvajal dhe z. Pau Víctor Delgado, të paraqitur nga FC Barcelona”.
“Pas pajtueshmërisë së FCB me kërkesat e kontrollit ekonomik të La Ligës më 3 janar 2025, dhe pasi klubi të ketë kompletuar dokumentacionin përkatës, Organi i Vlerësimit të Buxhetit të La Ligës ka vendosur të zgjasë Limitin e Kostos së Skuadrës Sportive të FC Barcelona nga data e lartpërmendur”.
“Në lidhje me këtë, pasi janë kërkuar licencat për lojtarët e lartpërmendur nga FC Barcelona dhe pas analizës së rregulloreve federale në fuqi, Komiteti i Monitorimit pranon të mos japë licencën paraprake dhe as licencën përfundimtare të kërkuar nga FC Barcelona për lojtarët z. Daniel. Olmo Carvajal dhe z.Pau Víctor Delgado në përputhje me interpretimin e mirëfilltë të neneve 130.2 dhe 141.5 të Rregullores së Përgjithshme të RFEF-së, të cilat e pengojnë një lojtar të cilit i është hequr licenca të jetë në gjendje, gjatë të njëjtit sezon, të marrë një licencë në të njëjtin ekip të klubit për të cilin ai ishte tashmë i lidhur.”
/Telegrafi/


