Ky burrë paguhet për të bërë seks me prostituta!
“Unë jam shumë i sigurt që shumë meshkuj janë pak xheloz për mënyrën se si unë jam duke fituar para herë pas here”, ka thënë John për News.com.au, transmeton lajmi.net.
Puna e tij është e domosdoshme pasi që autoritetet kanë pak fuqi në zbulimin e rrjeteve ilegale të seksit.
Prandaj, John i furnizon ata me detaje të ndryshme të cilat ua mundësojnë autoriteteve zbulimin e atyre rrjeteve ilegale, dhe rrjedhimisht ndalimin e tyre.
John shpeshherë i furnizon ata me raporte të ndryshme të datave, orareve, vendeve, kush, çka, kur, ku dhe sa.
“Raportet që unë ua dorëzoj atyre ata i përdorin në gjykatë, prandaj unë sigurohem që ato janë shumë të sakta, dhe nuk është një punë e cila bëhet brenda pak sekondave”, ka thënë ai.
Ai tregon se si shumë shërbime për masazhe nuk janë vetëm për masazhe por përdoren edhe si shërbime seksuale.
Ai tregon se shpeshherë femrat bëjnë çmos për të ‘ia kryer punën’ sa më shpejt, vetëm që tjetri në rend të mos pret gjatë.
Lachan Jarvis, është menaxher i kompanisë private të hetimit Lyonswood, i cili e ka përgjegjësi punësimin e agjentëve të fshehtë të seksit.
“Ne preferojmë njerëz që janë beqar, dhe që janë të gatshëm t’i kryejnë të gjitha aktivitetet seksuale”, ka thënë ai për news.com.au.
“Unë nuk jam i befasuar që shumë njerëz mendojnë se kjo nuk është mënyrë e mirë për ti shpenzuar paratë e taksave, mirëpo ata nuk e kuptojnë se e tërë kjo punë ndihmon që ta ndalojmë trafikimin e seksit”, ka shtuar ai.
John për fund ka shtuar se ndihet i kënaqur dhe me fat për punën e tij të qetë dhe fleksibile.


