Please enter at least 3 characters.

Kuvendi vazhdon sot seancën, pritet votimi për shkarkimin e Bordit të RTK-së

2021/03/Kuvendi-i-Kosoves-seanca-per-votimin-e-Qeverise-Kurti-2-Glauk-Konjufca-Saranda-Bogujevci-foto-Ridvan-Slivova-18.jpg

Kuvendi i Kosovës vazhdon edhe sot punimet. Në seancën e sotme që është vazhdim i të djeshmes pritet të shqyrtohen edhe tri pika të rendit të ditës.

Ndër to, shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Seanca pritet të fillojë në ora 10:00

Ky është rendi i ditës:9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.