Please enter at least 3 characters.

Kuvendi të premten mban seancë të jashtëzakonshme, pritet adresimi i Vjosa Osmanit

2021/10/vjosa.jpg

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të premten do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

Në rend të ditës është  adresimi i presidentes Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës.

Seanca do të fillojë në ora 11:00.

Po ashtu, Kuvendi njofton se të premten pasdite do të mbahet edhe vazhdimi i seancës plenare, seanca do të fillojë në ora 18:00

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet,6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020. /Telegrafi/