Please enter at least 3 characters.

Kuvendi në Shqipëri miraton ligjin për kanabisin mjekësor

2022/03/Kuvendi-i-Shqiperise-LSA.jpg
542:"Kryeministri, Edi Rama, anetaret e kabinetit dhe deputetet gjate nje seance plenare, ku eshte miratuar rezoluta ne mbeshtetje te Ukraines. Ne rezoluten e poropozuar nga mazhoranca denohet agresioni ushtarak rus ne Ukraine, si nje akt qe dhunon rendin nderkombetar. /r/n/r/nPrime Minister, Edi Rama and members of the Cabinet during a plenary session, where a resolution in support of Ukraine was adopted. The resolution proposed by the majority condemns Russian military aggression in Ukraine, as an act that violates the international order.
3:"LSA

Pas seancës maratonë me debate, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Ligji u miratua me 69 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenime. Tre deputetët që abstenuan ishin socialistët Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

Me debate në Kuvend, opozita shprehu dyshime pse projektligji u miratua me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare nga socialistët, dhe nga ana tjetër nuk ka ndonjë studim mbi përfitimet që ka ekonomia e Shqipërisë në raport me rreziqet dhe pasojat sociale, shëndetësore dhe kriminale që sjell përdorimi i marihuanës.

Megjithatë shumica socialiste e miratoi projektligjin me votat e saj, për të ligjëruar kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, duke përsëritur se kontrollet do të jenë të rrepta dhe mundësitë e fitimeve financiare dhe punësimi janë të mëdha. /tch/