Please enter at least 3 characters.

Kuvendi i Kosovës, 100 mijë euro për blerjen e laptopëve për deputetët

2017/03/salla-e-zbrazet-e-kuvendit-te-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kuvendi i Kosovës, për vitin 2018 ka paraparë shpenzimin e 100 mijë eurove për blerjen e laptopëve të rinj.

Këta laptopë do të blihen për deputetët që do të zgjidhen në zgjedhjet e përgjithshme të parapara për vitin 2018, shkruan Telegrafi.

Ndarjen e buxhetit për laptopë e ka konfirmuar edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, gjatë shqyrtimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2018-2020.

“Është paraparë që për deputetët e legjislaturës së re të kemi një buxhet prej 100 mijë euro, për blerjen e laptopëve. Ndërsa 93 mijë e 241 euro për aktivitete të tjera të deputetëve”, ka thënë Krasniqi në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa. /Telegrafi/