Kurti uron Pashkët: Më shumë se kurrë kemi nevojë për besim, që t'i kalojmë të gjitha pengesat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Kurti ka thënë se më shumë se kurrë kemi nevojë për besim, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, që t'i kalojmë të gjitha pengesat me durim e t'i kremtojmë arritjet me gëzim.
“Le t’ia përkujtojmë njëri-tjetrit se me më shumë vendosmëri e besnikëri, të inkurajuar nga shpresa e të mbrujtur nga përkushtimi, së bashku, ndërtojmë një shoqëri të mirëkuptimit dhe solidaritetit.
Le të frymëzohemi nga gëzimi që vjen pas sakrificës së madhe, nga gëzimi i ringjalljes, nga kumti i Pashkës për më shumë përgjegjësi dhe unitet”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:Urime Pashkën besimtarëve katolikë e protestantë!Urime për të gjitha familjet që e shënojnë këtë festë të shenjtë e të madhe.Më shumë se kurrë kemi nevojë për besim, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, që t'i kalojmë të gjitha pengesat me durim e t'i kremtojmë arritjet me gëzim.Le t’ia përkujtojmë njëri-tjetrit se me më shumë vendosmëri e besnikëri, të inkurajuar nga shpresa e të mbrujtur nga përkushtimi, së bashku, ndërtojmë një shoqëri të mirëkuptimit dhe solidaritetit.Le të frymëzohemi nga gëzimi që vjen pas sakrificës së madhe, nga gëzimi i ringjalljes, nga kumti i Pashkës për më shumë përgjegjësi dhe unitet.Kjo kohë e mirësisë dhe afërsisë së vërtetë reflektohet edhe në kujdesin për fqinjët tanë.Le të tregojmë solidaritet dhe vullnet për të ndihmuar të tjerët.Festa e Pashkës është festë e shpresës, besimit dhe dashurisë së përjetshme, ku jeta mposht vdekjen dhe drita mposht errësirën.Ajo evokon devocionin dhe tregon rrugën e ripërtëritjes dhe rilindjes.Na inspiron për të arritur fitoren e së mirës mbi të keqen me fuqinë e shpirtit tonë.Për shumë mot urime Pashkën! /Telegrafi/


