Please enter at least 3 characters.

​Kurti uron Begajn: Sfidat me të cilat përballet kombi lehtësohen kur punojmë bashkë

2022/04/Albin-Kurti-konference-1-vjet-Qeveria-Kurti-2-foto-Ridvan-Slivova-11-e1651147523237.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri.

Kurti ka thënë se sfidat me të cilat përballen Kosova dhe Shqipëria dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë.

"E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri".

"Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë".

"Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik", tha Kurti.

Ndryshe, Begaj pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik të këtij viti – ditën kur largohet nga zyra presidenti aktual, Ilir Meta./Telegrafi/