Please enter at least 3 characters.

Kurti udhëton drejt Greqisë – merr pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist

2023/10/Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-3-e1698414360809.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Greqisë.

Kurti pritet të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë "Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?"”, thuhet në njoftim.

Gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale. /Telegrafi/