Kurti përshëndet anëtarësimin e Finlandës në NATO
04/04/2023
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përshëndetur anëtarësimin e Finlandës në Aleancën Veriatlantike.
Përmes një postimi në Twitter ai tha se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s për çlirimin e vendit.
“Edhe pse Kosova nuk është ende anëtare e NATO-s, çlirimi ynë nga synimi gjenocidal i Serbisë dhe paqja që ne gëzojmë janë gërshetuar thellë në misionin e NATO-s për të mbrojtur lirinë. Në 74-vjetorin e saj, ne shprehim mirënjohjen tonë të vazhdueshme dhe përgëzojmë anëtarin e ri, Finlandën”, shkroi Kurti.


