Kurti bisedon me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti: Kemi lidhje historike, do t’i forcojmë raportet
21/04/2021
Kreu i Qeverisë, Albin Kurti së bashku me të ngarkuarën me punë, Ines Demiri kanë qenë pjesë e ngjarjes së Odës Ekonomike për Tregti, mes Amerikës dhe Izraelit.
Kjo u bë e ditur nga Kurti, përmes një shkrimi në Twitter.
Ai shprehet i kënaqur që arriti të flasë me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti.
Kurti tha se populli ynë ka një lidhje historike, e që shpreson që këtë lidhje ta forcojnë edhe tani, përmes bashkëpunimi ekonomik.
“Kënaqësi të flas sot në ngjarjen e Odës Ekonomike, Amerikë-Izrael, së bashku me të ngarkuarën me Punë të Kosovës InesDemiri. Populli ynë ka një lidhje historike, dhe ne shpresojmë ta forcojmë atë në të tashmen, veçanërisht përmes bashkëpunimit ekonomik”, tha Kurti.


