Please enter at least 3 characters.

Kur kryetari i LDK-së së Prizrenit diplomoi në universitetin e jashtëligjshëm ECPD (Video)

2016/01/kur-kryetari-i-ldk-s-euml-s-euml-prizrenit-diplomoi-n-euml-universitetin-e-jasht-euml-ligjsh-euml-m-ecpd-video_hd.jpg

Përpos Skënder Hysenit, i cili si ministër i Jashtëm kishte dhënë 79,920 euro për t’i shkolluar 8 zyrtarë të tij në studime master për diplomaci në këtë universitet, kryesisht njerëz të LDK-së, si institucion arsimor ilegal, si duket ishte shumë i dëshiruar edhe për figura të tjera të kësaj partie.

Student i ECPD-së ka qenë edhe kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, i cili madje edhe ka publikuar videon e ditës kur ai në mënyrë ceremoniale ka mbrojtur temën e magjistraturës:

Ministri Arsim Bajrami e ka shpallur të jashtëligjshëm Qendrën rajonale ECPD, të transformuar në 2011-n në universitet. Kjo i bie që diplomat që ka lëshuar ky institucion nuk do t’u njihen atyre që kanë qenë pjesë e këtij Universiteti.
Në këtë institucion kanë diplomuar edhe zyrtarë të lartë të cilët janë të angazhuar në misione diplomatike. /Indeksonline/