Please enter at least 3 characters.

Kuptimi i vërtetë i këngës “Macarena” do të shokojë fëmijët e viteve ‘90 (Video)

2016/01/687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f313937302f30312f30312f63653939316530373466383661353162313132633330623663643966316264662e6a7067.png

Që prej publikimit në vitin 1994 nga grupi spanjoll Los del Rio, “Macarena”, me muzikën e saj infektuese dhe kërcimin e paharrueshëm u shndërrua në një himn.

Por të paktë ishin ata që kishin arritur të dëshifronin apo t’u vinin veshin vargjeve të këngës hit, transmeton Anabel.

“Jepi trupit gëzim, Macarena/ Sepse trupit tënd duhet t’i jepet gëzim dhe gjëra të mira
Jepi trupit gëzim, Macarena/ Eeeeh Macarena
Macarena ka një të dahsur që quhet/ Që quhet nga mbiemri Vitorino
Dhe ndërkohë që djali betohej për flamur/ Ajo vati me dy shokë…”

Po, po. E kuptuat mirë. Macarena është emri i vajzës për të cilën bën fjalë kënga dhe ndërkohë që i dashuri i saj ka shkuar në ushtri, ajo ka shkuar me dy shokë! Jo një. Dy!