Kupa e Italisë: Nuk do të ketë vazhdime dy herë nga 15 minuta, direkt në penallti
159:"ROME, ITALY - MAY 13: The Tim Cup trophy is displayed at Stadio Olimpico on May 13, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images for Lega Serie A)
Trofeu i Kupës së Italisë (Foto: Paolo Bruno/Getty Images for Lega Serie A)
29:"Getty Images for Lega Serie A
10/06/2020
Vazhdimet dy herë nga 15 minuta janë larguar nga Kupa e Italisë për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale, ku do të shkohet direkt në penallti.
Sot pasdite Lega Serie A ka njoftuar për modifikimin e rregullave që do të aplikohen për ndeshjen e mbetura të trofeut të Kupës për edicionin 2019-20.
Ndeshjet kthyese të gjysmëfinales Juventus-Milan dhe Napoli-Inter, por edhe finalja që do të zhvillohet në Romë, do të luhen nga 90 minuta e në rast se rezultati është i barabartë, do të shkohet në penallti.
Por rregulli që mbetet në fuqi është ai i goli mysafir në rast barazimi.
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të premten dhe të shtunën, ndërsa finalja do të zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme.
Ndeshjet fillojnë në ora 21:00. /Telegrafi/


