Please enter at least 3 characters.

Kumbulla objektivi kryesor i Lazios për repartin defensivë

2019/11/GettyImages-1182495033-e1574452052704.jpg
223:"NAPLES, ITALY - OCTOBER 19: Marash Kumbulla of Hellas Verona during the Serie A match between SSC Napoli and Hellas Verona at Stadio San Paolo on October 19, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Marash Kumbulla është zbulimi i sezonit këtë vit në kampionatin italian Serie A.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me Hellas Veronën duke bërë që të vlerësohet lartë.

E falë paraqitjeve të mira, Kumbulla është duke u ndjekur me kujdes nga skuadrat e mëdha si Juventus, Napoli, Fiorentina e Lazio.

Mediat italiane kanë raportuar se mbrojtësi i talentuar shqiptar është objektivi kryesor i Lazios për afatin kalimtar të janarit.

Marash Kumbulla. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Skuadra nga kryeqyteti italian është gati të ofrojë deri në 10 milionë euro për ta transferuar Kumbullën.

Gjithsesi plani i drejtorit sportiv Igli Tare është ta blejë lojtarin në janar dhe ta lë në huazim për gjashtë muajt e ardhshëm te Verona.

Bisedimet mes dy klubeve janë duke shkuar shumë mirë dhe në Itali e bëjnë fakt të kryer që mbrojtësi qendror do të nënshkruajë për Lazion. /Telegrafi/