Please enter at least 3 characters.

Kumanovë, protestë kundër mësimit online

2020/10/protesta-kumanov.png

Nxënësit shqiptarë dhe maqedonas me mbështetjen e prindërve sot protestuan kundër mësimit online në Kumanovë.

Rreth orës 14:00 nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në gjuhë maqedonase sot u mblodhën dhe u drejtuar drejt qendrës së Kumanovës.

Në të njëjtën kohë, nxënësit e gjimnazit 'Sami Frashëri' filluan me protestën.

Të dy grupet gjysmë ore më vonë u takuan para Komunës së Kumanovës dhe kërkuan tërheqjen e mësimin online dhe kthim në shkolla./Telegrafi/