Kthesë e papritur - nuk do të shuhet Klasa A e Mercedesit
23/09/2025
Mercedes kishte paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të ndalonte prodhimin e klasës A, por asgjë nga kjo nuk ndodhi.
Nga Stutgarti vjen njoftimi se do të vazhdojë prodhimi i modelit kompakt, dhe në plan është edhe pasardhësi i tij.
Pse kjo kthesë?
Shumë thjesht: tregtarët dhe blerësit protestuan fuqishëm. Për shumë njerëz, klasa A është takimi i parë me Mercedesin, modeli i fillimit që është i përballueshëm, por gjithmonë premium. Këtë nuk donin ta sakrifikonin.
Tani po spekulohet se si do të duket modeli i ri fillestar dhe nëse do të jetë një crossover i vogël?
Deri atëherë, lajmi i mirë për adhuruesit e Mercedesit është se klasa A do të mbetet. /Telegrafi/


