Kthesa e Trumpit ndaj Grenlandës është 'rruga e duhur', thotë kancelari gjerman
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka folur në Davos duke theksuar zhvillimet e fundit në Grenlandë, përfshirë tërheqjen e Donald Trump nga kërcënimet e tij për të marrë Grenlandën me anë të shtrëngimit.
"Unë i mirëpres komentet e presidentit Trump nga mbrëmja e kaluar", tha Merz, transmeton Telegrafi.
"Kjo është rruga e duhur për të vepruar, sepse çdo kërcënim për të përvetësuar territorin evropian me forcë do të ishte i papranueshëm”, shtoi kancelari gjerman.
“Nëse SHBA-të do të vendosnin tarifa ndëshkuese mbi Grenlandën, përgjigja e Evropës do të ishte e bashkuar, e qetë, e matur dhe e vendosur", theksoi Merz.
Ndryshe, Trump prej muajsh pati paralajmëruar marrjen e kontrollit mbi Grenlandën duke mos përjashtuar edhe përdorimin e forcës ushtarake, megjithatë në Davos ka qartësuar deklaratën duke thënë se nuk do të përdor forcë SHBA.


