Please enter at least 3 characters.

Kthehet në tokë ekipi nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

2016/01/f.0524092709218_m.jpg

Kontrolli i misionit tha se rusi Dmitry Kondratyev, Paolo Nespoli i Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe Catherine Coleman nga Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA kanë ateruar siç ishte planifikuar në një lokacion në lindje të qytetit të Jezkazganit.

Që të tre kanë kaluar 159 ditët e fundit në stacionin e hapësirës, njoftojnë mediat.

Pa zbritjes nga stacioni i hapësirës në bordin e Sojuzit, zyrtarët thanë se astronauti italian ka bërë foto dhe video-incizime të anijes amerikane kozmike Endeavour që është ngjitur me stacionin e hapësirës, me një pamje planetare të tokës në sfond.

Kjo besohet të jetë fotografia e parë e këtij lloji. /Telegrafi/