Please enter at least 3 characters.

KSHZ sot do të mbajë seancë, do të shqyrtohet Rregullorja për kundërshtime

2016/06/KSHZ-2.jpg

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot do të mbajë seancë në të cilën do t'i shqyrtojë Rregulloren e KSHZ-së dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën për zgjidhje e kundërshtimeve, përcell Telegrafi Maqedoni.

Anëtarët e Komisionit do të debatojnë edhe për propozim-vendimin për pagesën e kompensimit të shpenzimeve të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore nga listat e kandidatëve të të cilëve janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Maqedonisë dhe pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore nga listat e kandidatëve të të cilëve nuk zgjedhur deputetë në Kuvend./Telegrafi/