Please enter at least 3 characters.

Kryetarja e Kuvendit në Serbi me pneumoni - rezulton pozitive edhe me coronavirus

2020/06/Maja-Gojkovic-za-biografiju-1024x680-1.jpg

Kryetarja e Kuvendit në Serbi, Maja Gojkoviç, u infektua me coronavirus, njoftojnë mediet lokale.

Sipas gazetës ‘Tanjug’, përcjell Telegrafi, Gojkoviç u shtrua në spital dhe është duke iu nënshtruar terapive të nevojshme, për shkak të sëmundjes.

Bëhet e ditur se përveç sëmundjes COVID-19, ajo vuan edhe nga pneumonia – mirëpo gjendja e saj raportohet të jetë stabile.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, u raportua se edhe dy anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar në Serbi, vuajnë nga coronavirusi - bëhet fjalë për Ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe për drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq. /Telegrafi/