Please enter at least 3 characters.

Kryetarit të Manastirit Vlladimir Taleski ia urojnë ''Faljen'' (Video)

2016/05/talevskipara.jpg

Një grup qytetarësh nga Manastiri kanë shtypur kartëmonedha me fytyrën e kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, të cilat i janë hedhur Taleskit, gjatë takimit të tij me ministrin për transport dhe lidhje, Vllado Misajllovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rasti ka ndodhur në rrugën Manastir - Resnjë - Bukovë, ku ministri Misajllovski dhe kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, kanë inspektuar punimet e kësaj rruge.

Qytetarët vazhduan me aktivitetin e tyre, duke qëndruar prapa kryetarit Talevski, në momentin kur ai mbante konferencë shtypi për gazetarët, ndërkaq mbajtën në duar parullën ''Urime Falja''./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Taleski i iku “urimit” për falje nga hyrja e pasme e teatrit