Kryetari i FFK-së, Agim Ademi uron klubet që do të paraqiten në garat evropiane
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka bërë sot (e enjte) një urim për klubet pjesëmarrëse në garat evropiane.
Dje (e mërkurë) u mësua edhe emri i klubit të tretë që do të përfaqësojë Kosovës në garat evropiane, ku Prishtina si fitues i Kupës së Kosovës i bashkohet Dritës dhe Gjilanit.
Përveç këtyre tri klubeve, futbollin e Kosovës do ta përfaqësojnë edhe ekipi i femrave Mitrovica dhe ekipi i futsalit Mabetex Prishtina.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka ardhur tashmë me një urim për këto skuadra pjesëmarrëse.
Urimi i presidentit Ademi për klubet që do të paraqiten në garat evropiane Të dashur futbollistë, trajnerë, drejtues klubesh, tifozë dhe miq të futbollit!Futbolli i Kosovës është ballafaquar dhe ka përjetuar periudha shumë të vështira gjatë historisë, por këtë vit hasëm në një rrethanë të paparë deri më tash, jo vetëm ne por e gjithë bota. Pandemia Covid-19 përveç që po merr dita-ditës shumë jetë njerëzish ka shkaktuar edhe dëme të mëdha në ekonominë botërore, si dhe ka prekur në masë të madhe edhe futbollin, duke krijuar rrëmujë edhe në kalendarin e garave.Megjithatë, përkundër vështirësive të mëdha dhe ndërprerjes prej 3 muajsh të kampionatit si pasojë e kësaj pandemie, ne, ia dolëm që të organizohemi dhe ta rikthejmë futbollin, duke e mbyllur garën në fushën e gjelbër dhe duke nxjerrë më të mirët e këtij edicioni.Kjo u arrit falë mirëkuptimit dhe përkushtimit të gjithë protagonistëve që e përbëjnë futbollin, por edhe institucioneve shtetërore që e dhanë dritën e gjelbër për rikthimin e futbollit në kushtet e pandemisë.Jam i lumtur që ky kampionat kaloi pa lëndime të shumta të futbollistëve, pasi vërtet u zhvillua në rrethana të vështira dhe me orar të ngjeshur të ndeshjeve, teksa emocionet ishin të mëdha deri në 90 minutat e fundit të tij si në garën për dy vendet e para që dërgojnë në Evropë, ashtu edhe në atë për mbijetesë.Ky edicion ishte i veçantë edhe për një fakt tjetër, ngase për herë të parë krahas kampionit pjesëmarrjen në garat evropiane e siguroi edhe nënkampioni, që pa dyshim është suksesi i radhës për futbollin tonë pas pranimit në UEFA.Me këtë rast në emër të KE të FFK-së dua të uroj skuadrën kampione Dritën, që për herë të tretë në histori e fitoi titullin e më të mirit dhe për herë të dytë do të na përfaqësojë në garat e Ligës së Kampionëve, pastaj Gjilanin si nënkampion, skuadër që do të debutojë në arenën evropiane, si dhe Prishtinën e cila si fituese e kupës për të katërtin vit radhazi do t’i përjetojë emocionet e futbollit evropian.Pra, kur punohet me përkushtim dhe seriozitet pa dyshim se objektivat janë të arritshme. E di që dëshira për sukses është e madhe tek secila skuadër prej jush, prandaj uroj që të organizoheni sa më mirë për sfidat që ju presin dhe t’i shkoni sa më larg që të jetë e mundur rrugës evropiane dhe të na bëni krenarë.Shpresoj që edhe KFF Mitrovica që do të përfaqësojë futbollin e femrave, si dhe FC Prishtina Futsal që do ta përfaqësojë futsallin do të kenë suksese në sfidat e tyre në garat evropiane.Në fund, dua t’i përgëzoj të gjitha klubet për përfundimin e një edicioni tejet të vështirë, duke uruar që ky kampionat të na shërbejë të gjithëve si nxitje për organizim edhe më të mirë në të ardhmen.Suksese të gjithëve!Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!Me respekt,Agim Ademi, president i FFK-së/Telegrafi/


