")
Please enter at least 3 characters.

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë uron Konjufcën

2017/09/Seanca-e-Mocionit-te-mosbesimit-Glauk-Konjufca-foto-Ridvan-Slivova-45.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Radek Vondraçek, me rastin e zgjedhjes në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Vondraçek, në letrën e urimit, pret që bashkëpunimi i dy vendeve të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Jam i lumtur që mora lajmin për zgjedhjen tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ju lutem, pranoni urimet më të mira dhe më të sinqerta. Shkëlqesia e Juaj, ju uroj shëndet dhe suksese në postin tuaj me përgjegjësi.

Pres bashkëpunim i cili sigurisht do të na shpie në forcimin e marrëdhënieve jo vetëm në mes të institucioneve parlamentare që ne përfaqësojmë, por edhe në mes të dy shteteve tona.  Shkëlqesia e juaj, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit çek, Vondraçek. /Telegrafi/