Please enter at least 3 characters.

Kryetarët e komunave të Kosovës takohen sot me kryeministrin Hoti

2020/08/Ndertesa-e-Qeverise-dhe-e-Kovendit-sheshi-Ibrahim-Rugova-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetarët e komunave të Kosovës do të zhvillojnë sot një takim me kryeministrin Avdullah Hoti dhe tre ministra, për të diskutuar lidhure me shpërndarjen e 10 milionë eurove në komuna, fillimin e procesit mësimor dhe situatën epidemiologjike me coronavirus.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka konfirmuar për KP se në këtë takim do të diskutohen disa tema kryesore, si fillimi i procesit mësimor, kriteret dhe shpërndarja e 10 milionë eurove në komunat e Kosovës si përkrahje në luftën ndaj parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Ai ka thënë se komunat janë të gatshme sa i përket fillimit të procesit mësimor të këtij viti, ndarjen në grupe të caktuara apo në çfarë skenari do të përdorën, do të jetë vendim individual i secilës komunë në bazë të rrethanave në terren.