Kryeqyteti arenë e ‘nxehtë’ boksi
11/10/2014
Sipas FBOXK-së garat e këtij kampionati do të mbahen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
“Gjysmëfinalet fillojnë në orën 15:00, kurse matja zyrtare e boksierëve bëhet nga ora 11-12h, ndërsa finalet fillojnë në ora 12:00 dhe matja zyrtare e boksierëve bëhet nga ora 8 deri 9”, është thënë në njoftimin e FBOXK-së.
Sipas këtij njoftimi, pritet një boks cilësor dhe duele interesante pasi që konkurrenca do të jetë shumë e fortë e sidomos tek boksierët junior, ku shumica prej tyre kanë marrë pjesë dhe në turne të ndryshme ndërkombëtare dhe kampionate evropiane e botërore. /Telegrafi/


