Please enter at least 3 characters.

Kryeparlamentari Konjufca dhe ambasadori i Kanadasë flasin për projekte të ndryshme zhvillimore

2021/10/2021_10_14_Kryetari-Konjufca-priti-ne-takim-ambasadorin-e-Kanadase-Alan-Bowman.jpg

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman.

Kryetari Konjufca falënderoi ambasadorin kanadez për përkrahjen e vazhdueshme që Kanadaja i ka dhënë shtetit të Kosovës, duke u shprehur njëherësh në dobi të forcimit të partneritetit dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Nga ana e tij, ambasadori Bowman konfirmoi përkushtimin e Kanadasë për përkrahjen e gjithanshme ndaj Kosovës përmes projekteve të ndryshme zhvillimore, si dhe në proceset për të ardhmen euroatlantike. ​/Telegrafi/